Këshilltari i Kurtit i reagon ambasadorit gjerman rreth kërkesës për referendumin e Serbisë

14 janar 2022 | 12:31

Këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, i është kundërpërgjigjur ambasadorit të Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, pasi ky i fundit e ka shpërndarë në rrjetin social “Twitter” qëndrimin dhe kërkesën e Quintit që t’iu lejohet serbëve të Kosovës të votojnë për referendumin e Serbisë bazuar në praktikat e mëhershme.

Zulfaj ka thënë se praktikat e mëhershme kanë qenë praktika të këqija.

“ ‘Praktika e vendosur’ ishte një praktikë e keqe ku strukturat e huaja ilegale janë lejuar që të operojnë lirshëm në vendin tonë. Të gjithë serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë ose përmes postës. Ju të gjithë e mbështetni sundimin e ligjit në Kosovë”, ka shkruar Zulfaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona nuk heq dorë, gjithçka për të siguruar shërbimet e…