Ismail Syla i bën thirrje Limajt të kthehet në PDK

10 tetor 21:27

Ismail Syla, anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 6 tetorit, i ka bërë ftesë publike kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, që të kthehet në PDK.

Syla përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se PDK-ja në 20-vjetorin e themelimit të saj mund të ishte fituese po të ishte Limaj në këtë parti.

Postimi i plotë i tij:

ME SHKAS

Sonte, Partia Demokratike e Kosovës, përkundër angazhimit supermaksimal nga LDK dhe VV, ka mund ta shënojë 20 vjetorin e themelimit si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit po ta kishte me vete anëtarësinë e shtëpisë së saj, të NISMA-s.

I bëj ftesë publike z. Fatmir LIMAJ që të rikthehet në PDK.

URIME 20 vjetori gjithë anëtarësisë besnike të Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Bernard Challandes është shfaqur i kënaqur me fitoren e…