Këshilltari kinezo-amerikan i Kurtit sërish në Prishtinë, vitin e kaluar iu kishte refuzuar leje-qëndrimi në Kosovë

26 qershor 2021 | 21:29

Tienmu Ma, këshilltari kinezo-amerikan i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është parë sërish në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.

Vitin e kaluar, Tienmu Ma-s me vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme iu kishte refuzuar leje-qëndrimi në Kosovë për arsye se nuk kishte treguar dokumente valide që tregonin për aktivitetin e tij në Kosovë.


Për Ma gjithashtu në media është raportuar edhe për aktivitet të dyshimtë politik, por vendimi për refuzimin e leje-qëndrimit të Ma në Kosovë, ishte pezulluar nga ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Tienmu Ma siç ishte raportuar atëherë kishte ardhur në Kosovë dhe kishte aplikuar për leje qëndrimi pa dhënë kurrëfarë të dhënash të besueshme për shtetin e Kosovës ose dokumente valide dukë përfshirë të hyrat, adresën e banimit dhe punët që bënë në Kosovë.

Për Ma gjithashtu në media është raportuar edhe për aktivitet të dyshimtë politik, por vendimi për refuzimin e leje-qëndrimit të Ma në Kosovë, ishte pezulluar nga ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Tienmu Ma siç ishte raportuar atëherë kishte ardhur në Kosovë dhe kishte aplikuar për leje qëndrimi pa dhënë kurrëfarë të dhënash të besueshme për shtetin e Kosovës ose dokumente valide dukë përfshirë të hyrat, adresën e banimit dhe punët që bënë në Kosovë.

Por, ky vendim i Ministrisë së Punëve të Brendshme ishte anuluar nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe çështja iu ishte deleguar Avokatit të Popullit, ndonëse edhe vet Tienmu Ma kishte paraqitur ankesë lidhur me këtë vendim.

Nëpërmjet një komunikate për media kryeministrikishte njoftuar se ka pezulluar vendimin për ndalimin e leje-qëndrimit të Tienmu Ma në Kosovë.

“Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bazuar në fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, ka marrë vendim për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve A. Nr. 555/2020 me nr. prot A. nr. 1571/2020, të datës 01.10.2020, sipas kërkesës nga Avokati i Popullit.

1. Vendimit Nr. Ref. 116/2020 i Komisionit të Ankesave për të Huajt, i datës 21.09.2020 me të cilën i refuzohet ankesa z.Tienmu Ma, e parashtruar kundër vendimit të shkallës së parë;
2. Vendimit Nr. 02224/20 mbi refuzimin e kërkesës së lejes së qëndrimit të përkohshëm i datës 20.8.2020; dhe
3. Vendimit Nr. 00174/20 për largimin vullnetar të Ministrisë së Punëve të Brendshme – Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim – Divizioni për të Huajt, i datës 21.8.2020.

Më tej, kryeministri Hoti ofron bashkëpunimin e plotë rreth kësaj çështje, gjithmonë në pajtim me mandatin kushtetues dhe ligjor, si dhe njëherit mbetet në pritje deri në përfundimin e hetimit nga Institucioni i Avokatit të Popullit.”, thuhej në komunikatën e kryeministrisë.

Aktualisht, nuk dihet nëse çfarë aktivitete ushtron Tienmu Ma në Kosovë, por ai është fotografuar në një nga kafenetë e Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Europian ka rënë dakord të dërgojë një tjetër fond…