Këshilltari kryesor i presidentit Erdogan viziton ShSKUK-në

07 qershor 2022 | 14:26

Kryesuesja e Bordit Drejtues të Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), Aida Rexhepi dhe drejtori i përgjithshëm, Valbon Krasniqi, kanë pritur në takim një delegacion nga Turqia, në shoqërim të së cilit ishte edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe Jakuta Haskuka, koordinatore ndërmjet dy shteteve.

Gjatë takimit me Ordus Yalcin Topcu, këshilltar kryesor i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, si dhe deputetin Metin Gundogdu, është biseduar në lidhje me mundësitë e investimit të shtetit të Turqisë, përmes TIKA-s turke, në Institutin e Onkologjisë, përkatësisht në bunkerin e ri.

Kryesuesja e bordit drejtues, Aida Rexhepi, pasi ka falënderuar delegacionin për vizitën, ka shprehur bashkëpunimin dhe përkrahjen e bordi drejtues, për realizim të projekteve të reja.

Drejtori Krasniqi para delegacionit nga Turqia prezantoi punën që bëhet në Klinikën e Onkologjisë, duke përmendur edhe nevojën që ka kjo klinikë për investime shtesë në bunkerë, meqë është rritur numri i pacientëve dhe përkundër investimeve të bëra së fundmi.

Ai tregoi se brenda dite në Onkologji, kemioterapinë e marrin 200 deri në 250 pacientë, kurse një numër i madh i tyre i nënshtrohen edhe radioterapisë dhe brahiterapisë, e cili shërbim është funksionalizuar në QKUK.

Yalcin Topcu, deputet dhe këshilltar i parë i presidentit të Turqisë ka theksuar se kanë pranuar kërkesën përmes deputetes Duda Balje për investime, duke shtuar se shteti turk është duke shqyrtuar mundësitë që përmes TIKA-s, të përkrahë realizimin e bunkerit në Klinikën e Onkologjisë.

Po ashtu, edhe deputeti Gundogdu ka premtuar angazhimet konkrete që po bëhen në Turqi për të mbështetur realizimin e këtij projekti.

Delegacioni nga Turqia, i shoqëruar nga drejtori i ShSKUK-së dhe kryesuesja e Bordit Drejtues, kanë vizituar Klinikën e Onkologjisë dhe janë njohur për së afërmi me punën që bëhet në këtë klinikë dhe nevojën për investime të reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Sergio Busquets nuk është gati të rinovojë kontratën e…