Kështu duket aeroporti i ri i Stambollit (Video)

29 tetor 2018 | 15:38

Aeroporti i ri i Stambollit do të përurohet sot (e hënë), me rastin e Ditës së Republikës së Turqisë.

Në përurimin e këtij aeroporti, përpos presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të marrin pjesë mysafirë nga e gjithë bota, duke përfshirë edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Shqipërisë, Ilir Meta.

Aeroporti i Stambollit është i ndërtuar në një sipërfaqe prej 76.5 milionë metra katrorë, ndërsa për hapjen e fazës së parë janë investuar gjashtë miliardë euro.

Faza e dytë e këtij aeroporti pritet të përfundojë deri në vitin 2023.

Pas përfundimit të punëve, aeroporti do të përbëhet nga gjashtë pista të ndara me një kapacitet për 500 avionë, parking të hapur dhe të mbyllur me kapacitet 70 mijë automjete dhe në vit do t’u shërbejë rreth 200 milionë pasagjerëve.

Fluturimi i parë nga aeroporti që do të realizohet pas fjalimeve hapëse, do të jetë në drejtim të Ankarasë më 31 tetor, me avionin e tipit “Boeing 777” të kompanisë turke “Turkish Airlines”.

Pas përfundimit të zhvendosjeve të duhura deri në fund të vitit, pritet që në aeroport në ditë të ulen dhe ngrihen 2 000 avionë, nga më shumë se 350 destinacione, ndërsa shërbimet e tyre do t’i ofrojnë 250 kompani ajrore.

Sot inaugurohet aeroporti i ri i Stambollit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me pjesëmarrjen e mysafirëve nga katër anët e botës do të bëjë sot (16.00) hapjen e Aeroportit të Ri të Stambollit, i cili, pas përfundimit të plotë, do të jetë aeroporti më i madh në botë.

Gepostet von Trt Albanian am Montag, 29. Oktober 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona shkatërroi Realin e Madridit me rezultatin 5-1, duke konfirmuar…