Kështu e kujton Sami Lushtaku luftën e Nebih e Tahir Mehës

13 maj 2019 | 12:10

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike (PDK) në Skenderaj dhe ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, ka përkujtuar Nebih e Tahir Mehën, në 38-vjetorin e rënies së tyre heroike.

Lushtaku ka thënë se pushkët e Nebih e Tahir Mehës, tregonin se popull shqiptar nuk nënshtrohet dhe se liria mund të vije përmes grykës së pushkëve.

“Pranvera e vitit 1981, ishte më e nxehta që unë e mbaja në mend, deri në atë kohë. Demonstratat studentore në kërkimin të republikës për Kosovën, kishin bërë jehonë në gjithë Jugosllavinë. Në këtë ditë të majit 1981, unë isha 20-vjeçar. Mëngjesi i asaj dite në Prekaz, agoi bashkë me krisma të lirisë. Pushkët e Nebih e Tahir Mehës, po tregonin se ky popull nuk nënshtrohet e liria mund të vije vetëm përmes grykës së pushkëve. Vepra e tyre na ka frymëzuar gjithë gjeneratat e mëpasme, nga të cilat lindi dhe u zhvillua Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës së Nebih e Tahir Mehës”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Doktori i shkencave politike Donik Sallova sot është anëtarësuar në…