Kështu u festua 28 Nëntori nga gratë e trojeve shqiptare

29 nëntor 13:06

Në Fshatin turistik “N’Mal” në Rugovë personalitete të ndryshme femërore nga treva të ndryshme shqiptare të veshura me kostume kombëtare, kanë shënuar festen e flamurit duke përkujtuar kështu emra të veçantë të grave shqiptare gjatë historisë.

Për të festuar dhe përkujtuar femrën shqiptare në këtë ceremoni kanë marrë pjesë princesha Elia Zaharia, Anita Haradinaj, Justina Pula, Yllka Mujo, Shpresa Gashi, Dajana Berisha, Adelina Thaqi, Dijana Toska, Blerta Surroi, Vlora Dumoshi, Adriana Matoshi dhe Hana Haradinaj.

Të gjitha të veshura me kostume kombëtare kanë realizuar edhe një foto të përbashkët në nderim të zonjave të ndritura të kombit shqiptarë.

Ky aktivitet është realizuar nga aktorja, Vlora Nikçi, e cila kishte marr një iniciativë për të mbledhur në një takim të përbashkët feste, gra të suksesshme nga trojet shqiptare me rastin e 28 Nëntorit.

/Epoka e re/

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka “fluturuar” në renditjen e…