Kështu u përplasen dy trenat në Greqi (video)

02 mars 2023 | 08:48

Mediet greke kanë publikuar momentin tragjik kur dy trenat përplasen kokë me kokë në Larisa. Përplasja është kaq e fortë sa menjëherë shpërthejnë flakët.

Nga ajo që mund të shihet edhe në video trenat udhëtonin në të njëjtën hekurudhë, me shpejtësi prej 166 km/h, duke e bërë të pamundur shmangien e përplasjes.

Të paktën 40 persona humbën jetën nga ky aksident fatal. 85 të tjerë mbetën të plagosur, 6 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pagat e muajit shkurt për Policinë e Kosovës kanë dalë…