Kessie: Milani nuk dorëzohet në garë për titull

04 mars 2021 | 14:13

Mesfushori, Franck Kessie ishte hero i Mialnit në ndeshjen kundër Udineses (1-1), pasi nga penalltia e shënoi golin e barazimit në minutën e shtatë të kohës shtesë.

Kessie ka thënë se skuadra kuqezi nuk dorëzohet në garë për titull.

“Objektivi i Milanit në fillim të sezonit ishte ai i rikthimit në Ligën e Kampionëve. Besoj se për këtë biem dakord të gjithë. Por, çështja është që ne nuk jemi dorëzuar as për titullin dhe për asgjë tjetër. Duam dhe do të vazhdojmë të luftojmë me të gjitha forcat deri në fund”, ka thënë Kessie.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka dërguar në përmbarim LV-në, LDK-në, AAK-në…