Komuna e Prishtinës dërgon partitë politike në përmbarim

04 mars 2021 | 14:13

Komuna e Prishtinës ka dërguar në përmbarim LV-në, LDK-në, AAK-në dhe Nismën.

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se 10 gjoba nuk janë paguar ende nga subjektet politike për organizim të tubimeve gjatë fushatës së zgjedhjeve të 14 shkurtit në kundërshtim me masat anti-Covid.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se gjobat e papaguara do të procedohen në përmbarues, brenda afatit të caktuar bazuar në legjislacionin në fuqi. “Që në fillim të aksionit ndaj subjekteve politike për organizim të tubimeve, kemi thënë se do t’i publikojmë gjobat, por edhe pagesat eventuale. Nga raporti mujor financiar i shkurtit, kuptojmë se nga 20 gjoba të shqiptuara, 10 janë paguar deri tash: LVV ka paguar 6 gjoba, PDK ka paguar 3 gjoba, AKR ka paguar 1 gjobë. Të papaguara ende, mbesin: LDK 5 gjoba, AAK 3 gjoba, LVV 1 gjobë, NISMA 1 gjobë. Secila gjobë e papaguar, do të procedohet për përmbarim, brenda afatit të caktuar bazuar në legjislacionin në fuqi. Askush mbi ligjin”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka folur…