Këta janë dekanët e rinj të fakulteteve në Universitetin e Prishtinës

09 korrik 2020 | 18:37

Sot, janë mbajtur zgjedhjet për dekan në njësitë akademike të UP-së, ashtu siç e kishte paraparë statuti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Zgjedhjet për dekan në Fakultetet e Universitetit të Prishtinës, u përcollën më shumë zhurmë dhe mospajtime, por në fund ky proces ka përfunduar në shumë njësi prej tyre.

Ndër dekanët e zgjedhur dhe rizgjedhur që kanë fituar numrin e mjaftueshëm në votime janë si vijon:

Dekan i FSHMN-së është zgjedhur Idriz Vehapi
Dekan i Fakultetit Ekonomik, Fatos Ukaj
Dekan i Fakultetit Juridik, Avni Puka
Dekan i Fakultetit Filozofik, Dashamir Burxulli
Dekan i Fakultetit të Arteve, Hazir Haziri
Dekan i Fakultetit Filologjik, Lindita Rugova
Dekan i Fakultetit të Edukimit, Blerim Saqipi
Dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, Musa Selimi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin e auditimit të…