Këta janë dy pretendentët për kryetar të degës së PDK-së në Deçan

19 prill 2019 | 23:02

Kryetarja aktuale e degës së PDK-së në Deçan, Safete Hadergjonaj, ka bërë me dije se për këtë mandat në garën për kryetar të degës janë dy kandidatura: Blerand Kadrijaj dhe Bujar Kukleci.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se mbarëvajtja e kuvendit zgjedhor dhe krijimi i frymës së unitetit brenda degës janë esenciale për sukseset në të ardhmen.

“Besimi në njëri-tjetrin dhe në vlerat e partisë janë bazike për një lidership funksional dhe me orientim fuqizimin e partisë Na priftë e mbara drejt sukseseve të reja!”, ka shkruar Hadergjonaj.

Të shtunën do të zgjedhet kryetari i ri i degës së PDK-së në Deçan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve të Kosovës ka reaguar…