Këta janë pjesëtarët më të dalluar të FSK-së për vitin 2023

28 dhjetor 2023 | 14:30

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)  ka nderuar pjesëtarët më të dalluar për vitin 2023.

Atyre iu është ndarë medalja për “Shërbim të shquar”, për kryerjen e detyrave me përgjegjësi të lartë.

Ata janë: gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, gjeneralmajor Irfete Spahiu, gjeneralbrigade Jeton Dreshaj, gjeneralbrigade Ilir Qeriqi, kolonel Haki Xhemajli, kolonel Fadil Hoxha, kapiten Çlirim Morina, kapiten Feti Prronaj, toger Adin Musiç dhe toger Granit Revuçi.

Me këtë medalje janë dekoruar edhe: nëntoger Agon Loshaj, rreshtermajor Gani Dilaveri, rreshtermajor Rexhep Bytyqi, rreshtermaster Zymer Krasniqi, rreshter i klasit të parë Arben Sadikaj, rreshter i klasit të parë Njazi Ajeti, rreshter shtabor Liriman Maxharri, rreshter shtabor Liridon Dumani, rreshter shtabor Egzon Muji, rreshter shtabor Samir Peci, rreshter shtabor Faruk Miftaraj, rreshter Përparim Jakupi, tetar Mirjetë Gela dhe ushtar i klasit të parë Drilon Bajrami.

Ndërsa për “Pjesëmarrje në Operacione Ndërkombëtare” janë dekoruar pjesëtarët: toger Ardit Deliu, nëntoger Aldi Blyta, rreshter Dardan Graceni, tetar Gazmend Hajra, tetar Shkodran Kokalla, tetar Edison Sejdiu, ushtar i klasit të parë Shpëtim Shyti, ushtar i klasit të parë Adhurim Neziri, ushtar i klasit të parë Edon Brahimi, ushtar i klasit të parë Ardian Begu, ushtar i klasit të parë Mendim Bellaqa, ushtar i klasit të parë Gazmend Brahimaj.

Me medalje për “Arritje të jashtëzakonshme” janë dekoruar pjesëtarët për arritje dhe shërbim të jashtëzakonshëm, të dalluar në zbatimin e detyrave, të gatishmërisë, stërvitjes, disiplinës dhe bashkëpunimit: Major Festim Selimi, rreshter shtabor Rafet Gashi, ushtar i klasit të parë Arlind Gllareva, ushtar i klasit të parë Arlind Begaj, ushtar i klasit të parë Besnik Raqi, ushtar i klasit të parë Ardit Krasniqi.

Për kontributin e dhënë në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive mirënjohje i është ndarë nënkolonel Ramiz Bytyqi.

Po ashtu mirënjohje kanë marr Driton Ramaj, Fatmir Muqolli, Arsim Tahiri, Isa Xhemajli, Hidajete Rexha, Arben Hoti, Ilir Mujota, Igballe Zhabari, Labinot Mazreku dhe Betim Jashari.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi lideri serb i Bosnjës Milorad Dodik deklaroi sot se…