Këta janë zëvendësministrat nga radhët e BDI-së

13 shtator 2020 | 19:17

Bashkimi Demokratik për Integrim që udhëhiqet nga lideri i saj Ali Ahmeti, ka caktuar zëvendësministrat nga radhët e saj, në resoret e qeverisë ‘Zaev-2’, së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

‘Epoka e re’, nga burimet e saj ka marrë informata se të hënën do të bëhet zyrtarizimi i tyre.

Kësaj partie pritet t’i takojnë 5 zëvendësministra në resorët kryesor të shtetit.

Emrat e zëvendësministrave në ministritë përkatëse:

Ministria e Punëve të Brendshme – Nazim Bushi, zëvendësministër.

Ministria e Drejtësisë – Agim Nuhiu, zëvendësministër.

Ministria e Transportit dhe Lidhjes – Bekim Rexhepi, zëvendësministër.

Ministria e Mbrojtjes – Bashkim Hasani, zëvendësministër.

Ministria e Shëndetësisë – Ilir Hasani, zëvendësministër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj deklarimeve të…