Këta katër futbollistë synohen nga Unitedi

23 prill 2021 | 13:03

Skuadra e Manchester United pritet të bëjë përforcime të mëdha në afatin kalimtar veror në mënyrë që edicionin tjetër të garojë për titull në Premier Ligë.

Në listën e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer janë katër futbollistë. Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane i prinë listës. Mbrojtësi francez kushton rreth 60 milionë euro.

Futbollisti tjetër është Declan Rice për të cilin West Ham United kërkon 60 milionë euro.

Në listë është edhe ylli i Borussia Dortmund, Jadon Sancho që kushton 80 milionë euro dhe sulmuesi i Frankfurtit, Andre Silva, që kushton 40 milionë euro.

/Epoka e re/ 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jean-Louis Gillissen, avokat i Pjetër Shalës, ka kërkuar nga Zyra…