Këtë javë temperaturat bien në 1 gradë celsius

24 shtator 2018 | 18:35

Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, ka folur për motin që do të mbretërojë në Kosovë këto ditë.

Tahirsylaj ka parashikuar ulje të temperaturave gjatë ditëve në vazhdim.

“Për shkak te erërave të forta të cilat janë krijuar edhe në vendin tonë, gjatë ditëve në vazhdim temperaturat minimale do të arrijnë deri në 1 gradë celsius në ultësira ndërsa në vendet kodrinore deri në minus 1 gradë celsius”, ka thënë Sylë Tahirsylaj për “kallxo.com”.

Ndërsa, për temperaturat maksimale, Tahirsylaj ka thënë se ato do të shkojnë nga 11 deri në 15 gradë.

Sipas parashikimit të Tahirsylajt, temperaturat do të ngritën përsëri nga dita e premte.

“Nga fundi i javës do të kemi ngritje të temperaturave minimale dhe maksimale”, ka thënë ai.

Po ashtu, Tahirsylaj ka theksuar se si rezultat i ndryshimit të temperaturave dhe avullimit të tokës do të mund të dëmtohet sektori i bujqësisë me mundësi të vogla mbrojtëse.

“Mirëpo do të tejkalohet edhe kjo situatë”, ka thënë ai.

Gjatë ditës se sotme Kosova është goditur nga erëra të forta, të cilat vende-vende kanë shkaktuar dëme.

Kryetarë të komunave të Kosovës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga erërat e forta që kanë përfshirë vendin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se…