Këtë vit do të hapet Qendra e paraburgimit në Prishtinë

13 janar 2019 | 22:36

6.7 milionë euro është shuma e cila kushtoi për ndërtimin e objektit të burgu. Mirëpo, edhe pse ky objekt do të duhej të ishte në shërbim të të paraburgosurve gjatë vitit të kaluar, një gjë e tillë do të ndodhë në muajit shkurt.

Aty do të vendosen të paraburgosurit nga Qendra në Pejë, e cila pritet të mbyllet krejtësisht, por në Prishtinë do të ketë edhe të paraburgosur nga qendra të tjera në Kosovë.

Ministri Tahiri ka bërë të ditur se bashkë me Shërbimin Korrektues të Kosovës është duke zbatuar disa masa të Planit Zhvillimor Strategjik, të cilat parashohin përmirësim të sigurisë brenda burgjeve, raporton “KTV”-ja.

Tahiri ka theksuar se në rritjen e kapaciteteve të Shërbimit Korrektues përfshihen edhe burimet njerëzore, ku konkursi për oficerë është në fazën e fundit.

Ky proces ishte zvarritur, për shkak të anulimit të konkursit nga Avokati i Popullit, i cili vlerësoi se Ministria e Drejtësisë kishte shkelur të drejtat e njeriut, duke vënë si kriter moshën e përcaktuar për këtë pozitë.

Qendra e Paraburgimit në Prishtinë ishte përuruar më 5 janar të vitit 2018 nga vetë ministri, Abelard Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prani të kryetarit të Degës së PDK-së në Rahovec,…