“Këtë vit, vendin mund ta çojë në zgjedhje vetëm Kurti”

01 mars 2024 | 08:14

Sekretari Organizativ në PSD, Nol Nushi, ka deklaruar se këtë vit nuk do të ketë zgjedhje në Kosovë.

Sipas Nushit, zgjedhje të jashtëzakonshme nuk mund të ketë në vend, por një proces si ky do të bëhet brenda afatit kushtetues vitin tjetër.

“Unë nuk besoj që do të kemi zgjedhje sivjet, të paktën jo të jashtëzakonshme. Kemi zgjedhje brenda afateve kushtetuese sepse për të pasur zgjedhje të jashtëzakonshme duhet ta rrëzoj dikush qeverinë, dhe pasi ajo të rrëzohet nuk shkohet automatikisht në zgjedhje, kështu që ajo merr me muaj kohë. Rrjedhimisht i bije që zgjedhje të kemi sot një vit”, është shprehur ai.

Më tej, Nushi tha se vendi mund të shkoj në zgjedhje kur do qeveria aktuale, rrjedhimisht vendin sipas tij mund ta çoj në zgjedhje vetëm kryeministri, Albin Kurti, por që siç thotë ai, një skenar i tillë është i pamundur që të ndodhë.

Nushi, po ashtu, tha se opozita nuk mund ta marr një hap drejt zgjedhjeve për shkak se nuk i ka numrat e kërkuar në Kuvend.

“Unë nuk shoh arsye pse duhet të shkojmë në zgjedhje, qeveria e ka mandatin e plotë. Në kuptimin që a kemi dëshirë që të bie qeveria, unë kam dëshirë që qysh sonte të bie, por mundësitë e mija dallojnë prej dëshirave, kështu që unë po besoj që në zgjedhje shkojmë vetëm kur do qeveria, opozita nuk I ka numat në parlament. Rrjedhimisht nuk di kush do ta çoj vendin në zgjedhjes përpos vetë Kurti, e ky skenar nuk mendoj që është real”, ka shtuar ai. /Teve1

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën çështja e dinarit ktheu në tryezën e dialogut…