Këto dy ndeshje do të zhvillohen në Ligën Unike

02 mars 2022 | 13:43

Në mesjavë zhvillohet xhiroja e nëntë në Ligën Unike të Femrave. Ndeshja e parë zhvillohet mes dy skuadrave nga kryeqytetet përkatëse, Partizanit nga Tirana dhe Prishtinës.

Vashat e Partizanit kanë dy fitore dhe gjashtë humbje, kurse ato prishtinase katër fitore e tri humbje. Kampionia e Kosovës, Penza, do të takohet me Tiranën. Skuadra nga Peja ka pesë fitore dhe dy humbje, kurse tiranaset kanë shtatë humbje në shtatë ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në Ligën Unike të Femrave.

Ndeshja kryesore e kësaj xhiroje zhvillohet mes Flamurtarit dhe Bashkimit, skuadrave që renditen në vendin e parë, përkatësisht të dytë. Skuadra nga Vlora ka gjashtë fitore e një humbje, kurse ajo nga Prizreni ka pesë fitore dhe tri humbje. Takimi pritet të jetë interesant duke marrë parasysh ambiciet e dy skuadrave që synojnë të fitojnë trofeun e Ligës Unike, në edicionin e parë të zhvillimit.

LIGA UNIKE E FEMRAVE – JAVA 9

Të mërkurën takohen:
17:00 Partizani – Prishtina
19:00 Penza – Tirana

Të enjten takohen:
17:00 Flamurtari – Bashkimi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afër 836 mijë persona e kanë lëshuar Ukrainën që prej…