Këto janë armët dhe autoblindat e FSK-së

03 mars 2018 | 19:57

Të importuara nga Turqia autoblindat e FSK-së janë mjete të sigurta për t’i transportuar ushtarët në raste të emergjencave.

Në emisionin e fundit “Drejtësia në Kosovë” ka transmetuar pamje gjatë manovrave të FSK-së ku janë përdorur mjetet e blinduara.

Në reportazhin e transmetuar shihet toga e ushtarëve special duke u bërë gati e më pas edhe duke reaguar për të shpëtuar pengje.

Sipas zyrtarëve të FSK-së batalioni i reagimi të shpejtë është i paisur me mjete të blinduara dhe armë zjarri të standardeve të NATO-s.

Filmimet e transmetuara paraqesin një situatë pengëmarrjeje ku FSK thirret për të liruar pengjet.

Ushtarët e togës speciale udhëtojnë me autoblinda deri në vendin e ngjarjes nga ku në formacione lufte ndërhyjnë për të spastruar zonën.

Në filmime shihet edhe përdorimi i armëve të zjarrit dhe maskave të gazit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se një…