Këto janë dy modelet e “iPhone” që do t’ju mahnisin

07 janar 2021 | 11:50

“Apple” po punon për të krijuar dy smartphone të palosshëm për të rivalizuar “Samsung”, që ka hedhur në treg prej vitesh modelin Fold.

Këto janë thashethemet më të fundit nga bota e teknologjisë. Sipas “The Sun”, projekti për këta “iPhone” të palosshëm po mbahet sekret. Pritet që dy modelet të kenë ekran të madh, të ngjashëm me iPad.

Ndërkohë, kompanitë e tjera rivale si “Samsung”, “Huawei” dhe LG kanë krijuar modelet e tyre të celularëve të palosshëm, por “Apple” i është përmbajtur planit të saj me dizajnet tradicionale të iPhone.

Por mesa duket, siç raporton edhe MacRumors, “Apple” mund të jetë duke punuar në këtë drejtim.

Përflitet se janë krijuar dy prototipa “iPhone” të palosshëm, të cilët i janë nënshtruar testimeve të fortësisë në një fabrikë në Kinë. Njëra prej këtyre modeleve thuhet se paloset vertikalisht.

Kurse modeli tjetër ka ekran të dyfishtë të lidhura në mes përmes një menteshe.

Pavarësisht këtyre aludimeve, “Apple” nuk ka konfirmuar asgjë të tillë. A do të ketë “iPhone” të palosshëm? Mbetet të presim. /tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten zhvillohet derbi i qytetit ndërmjet Bashkimit dhe Ponte…