Sot zhvillohen dy ndeshje

07 janar 2021 | 11:45

Të enjten zhvillohet derbi i qytetit ndërmjet Bashkimit dhe Ponte Prizrenit, dy skuadra që janë në formë shumë të mirë.

Bashkimi ka gjashtë fitore dhe gjashtë humbje, kurse Ponte Prizreni nëntë fitore dhe tri humbje. Trepça që ka bërë disa ndryshime në skuadër do të ndeshet me Rahovecin, që ka synime të mëdha në këtë edicion.

Mitrovicasit kanë dy fitore dhe dhjetë humbje, kurse Vreshtarët nëntë fitore dhe tri humbje.

SUPERLIGA – Java 13

Golden Eagle Ylli – Peja             89:73
Vëllaznimi – Sigal Prishtina      62:69

Të enjten takohen:

15:00 Trepça – Rahoveci
15:00 Bashkimi – Ponte Prizreni

(Epoka e re) 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka bërë një…