Ish-ambasadori amerikan krahason trazirat në Kongres me hedhjen e gazit në Kuvend të Kosovës

07 janar 2021 | 11:44

Ish-ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka bërë një krahasim të situatës së mbrëmshme në zonën e Kongresit Amerikan me zhvillimet e para disa vitesh në Kuvendin e Kosovës.

“Kryengritja në Kongres më kthen në muajt e parë kur isha në Kosovë më 2015, kur disa politikanë hidhnin gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit për ta penguar legjislacionin”,

“Sikurse sot këtu, politikanët ishin të gatshëm që ta sakrifikonin demokracinë në përpjekje për të ardhur në pushtet”.

“Me ndihmën tonë demokracia kosovare mbijetoi. Kosovarët kanë aspiruar gjatë që shteti i tyre që jetë si ShBA. Me kryengritjen e sotme të frymëzuar nga Trump, a do të shohin shtetet tjera më drejt nesh. Ndoshta, kjo përpjekje dështoi, por unë kam ende drojë”, ka shkruar Delawie në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KOMPANIA REGJIONALE E MBETURINAVE "UNITETI" Sh.A MITROVICË Duke u bazuar…