Këto janë masat e reja kundër Covid-19

01 korrik 2020 | 12:44

Qeveria e Kosovës ka miratuar disa masa të reja kundër Covid-19, të cilat janë rekomanduar nga profesionistët shëndetësorë.

Në këto masa hynë edhe ndalimi i grumbullimeve në hapësira të mbyllura dhe të hapura me më shumë se 50 persona.

Këto janë disa nga masat e miratuara:

Reduktimi i punonjësve në administratë, dhe puna e tyre nga shtëpia.

Të mbyllen zyrat në institucione private dhe publike, ku ka pasur raste pozitive me Covid-19.

Kontaktet duhet të vetizolohen për 14 ditë në shtëpi. Ato këshillohen për monitorim, dhe këshillohen për kujdes nëse shfaqin simptomë.

Në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse.

Në mënyrë strikte të respektohet distanca, maska dhe dezinfektimi.

Inspektoratet të zbatojnë ligjet kundër përhapjes së sëmundjeve ngjitëse.

Bartja e maskave të jetë obligative.

Punonjësit dhe palët në institucione të mbajnë maskë.

Kontroll rigoroz e bartjes së maskave.

Bartja e obliguar e maskave në taksi, transport publik, nga punonjësit dhe udhëtarët.

Bartja e obligueshme e maskave nga organet e rendit.

Kontroll rigoroz në institucione shëndetësore.

Ndalohen grumbullimet në hapësira të mbyllura dhe të hapura për më shumë se 50 persona.

Marketet, furrat, dhe gastronomia janë të obliguar të bartin maska.

Nëse rëndohet situata do të rikthehen masat rigoroze të kërkuara nga OBSh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Shëndetësor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka…