Komisioni Shëndetësor i FFK-së: Zyrtarët e klubeve nuk po i respektojnë masat mbrojtëse

01 korrik 2020 | 12:24

Komisioni Shëndetësor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka reaguar se nuk po respektohet plotësisht udhëzuesi i masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, i përpiluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, për rifillimin e IPKO Superligës.

“Masat mbrojtëse janë duke u monitoruar nga zyrtarët shëndetësor të Federatës së Futbollit të Kosovës në të gjitha ndeshjet. Zyrtarët e të gjitha klubeve të IPKO Superligës (pa përjashtim), që po qëndrojnë në tribuna gjatë ndeshjeve nuk po i respektojnë masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19. Kurse lojtarët, stafi i trajnerëve dhe ekipet mjekësore kryesisht janë duke i respektuar masat mbrojtëse”, thuhet në reagimin e Komisionit Shëndetësor.

Zyrtarët shëndetësor të Federatës së Futbollit të Kosovës, kërkojnë nga të gjithë zyrtarët e klubeve të IPKO Superligës, që gjatë pranisë së tyre në tribuna të mbajnë maskë dhe ta mbajnë distancën me njëri – tjetrin.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi sërish është futur në garë për qendërmbrojtësin shqiptar, Marash…