Këto janë ndeshjet e Kampionatit Botëror që do të luhen sot

28 nëntor 09:51

Kampionati Botëror “Katar 2022” do të vijë edhe sot me katër ndeshje.

Ndeshja e parë që do të zhvillohet do të jetë ajo në mes Kamerunit dhe Serbisë që do të nis nga ora 11:00.

Favorit në këtë ndeshje janë serbët, të cilët gjenden në pozitën e fundit pa asnjë pikë, ndërsa Kameruni gjendet në pozitën e tretë, po ashtu me asnjë pikë.

Ndeshja e dytë do të jetë ajo në mes Koresë së Jugut dhe Ganës.

Në letër, favorit është Koreja e Jugut, e cila gjendet në pozitën e tretë me një pikë ndërsa Gana në pozitën e katërt me asnjë pikë.

Në grupin H, gjërat janë të hapura, pasi është vetëm Portugalia ajo që ka tri pikë të plota, pasi ka mposhtur Ganën, ndërsa Koreja e Jugut e Uruguai ndanë pikët.

Ndeshja më interesante sot do të jetë ajo në mes Brazilit dhe Zvicrës së Shaqirit e Xhakës që do të nis nga ora 17:00.

Brazili është favorit absolut në letër përballë Zvicrës, që të dyja kanë nga tri pikë të plota në ndeshjen e parë të zhvilluar.

Kombëtarja braziliane gjendet në pozitën e parë për shkak të golaverazhit, ku i shënoi dy herë Serbisë, ndërsa Zvicra fitoi me rezultat minimal nga Kameruni.

Ndeshja e fundit do të jetë në mes Portugalisë dhe Urugait që do të nis nga ora 20:00.

Portugalia e Ronaldos do të tentojë ta siguroj kualifikimin tutje qysh në xhiron e dytë, pasi në takimin e parë ka tri pikë të plota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si në Shqipëri, në Kosovë e mbarë shqiptarët në Ballkan…