Këto janë pasojat e shfuqizimit të Speciales sipas profesor Rekës

16 janar 2018 | 16:12

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Reka, ka thënë se Gjykata Speciale për Kosovën ishte iniciuar nga Rusia.

Në këtë kontekst, Reka ka thënë se shfuqizimi eventual i Gjykatës Speciale nga ana e Kuvendit të Kosovës e kthen këtë gjykatë në Këshillin e Sigurimit (KS) të OKB-së me veton ruse

“Gjykatën Speciale e pati iniciuar Rusia, duke kërkuar themelimin e saj, me Rezolutë të Këshillit të Sigurimit (KS) të OKB-së. Për ta evituar këtë skenar të rrezikshëm të kushtëzimit të mëvonshëm (me veton ruse) për mbylljen e kësaj gjykate, aleatët perëndimorë arritën që gjykatën ta zhvendosin nga juridiksioni i Këshillit të Sigurimit, jashtë OKB-së. Mjafton ta rikujtojmë rastin e Rezolutës 1244/99, e cila as pas 20 vitesh, nuk po mund të shfuqizohet, pa pajtimin Rus. Me një gjykatë speciale të themeluar nga KS-ja, Rusia gjithnjë do të shpikte argumente për vazhdimin e mandatit të saj, duke mbajtur peng me vite konsolidimin e shtetit të Kosovës. Në vend të kësaj, Kuvendi i Kosovës aprovoi Ligjin për Dhomat e Specializuara Gjyqësore, selia e së cilave është në Hagë, prokurori kryesor është amerikan, ndërkaq gjyqtarja kryesore nga BE-ja. Shfuqizimi eventual i saj, e kthen specialen në KS, me veton ruse”, ka shkuar Reka në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Akademik Rexhep Qosja Qeveria e Shqipërisë e ka shpallur…