Këto janë rezultatet e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve

25 tetor 2023 | 23:17

Klubi milanez ishte i pafuqishëm përballë PSG-së. Kuqezinjtë u mposhtën 3-0 në “Parc des Princes” në raundin e tretë të ndeshjeve në grupe dhe renditen të fundit me vetëm dy pikë, që do të thotë se janë skuadra me më pak shanse për t’u kualifikuar.

Kylian Mbappe, Kolo Muani dhe Lee Kang-In e detyruan portierin Maignan ta nxirrte tri herë topin nga rrjeta.

Fitore shumë e rëndësishme e Borussias së Dortmundit 0-1 në fushën e Neëcastle, ku vendosi goli i Nmecha.

City merr tri pikët e radhës në fushën e Young Boys, ku fitoi 1-3, ndërsa Leipzigu mposhti 3-1 Crvena Zvezdn.

Celtic barazoi 2-2 me Atleticon e Madridit, kurse Antwerpi i Arbnor Mujës u mposht thellë 1-4 nga Porto.

Ja rezultatet e plota:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën e 29 tetorit ndryshon ora. Akrepat do të…