Këto janë rrugët që paraqesin rrezik në Prishtinë

17 maj 2018 | 11:28

Të prishura, të pashtruara, me urë të dëmtuar, janë disa rrugë të Prishtinës.

Këto rrugë rezultojnë të jenë në këtë gjendje me muaj të tërë, ku si të tilla paraqesin rrezik sidomos për vozitësit.

Në shumë rrugë të Prishtinës ka pika të konfliktit, në të cilat ndodhin edhe aksidente të shpeshta. Duke qenë kështu, studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës, të specializimit Komunikacion dhe Infrastrukturë, në UBT, kanë vizituar këto rrugë.

“Si vend të rrezikshëm për qarkullim të automjeteve të transportit të mallrave është konsideruar rruga nacionale, N2, si dhe rruga regjionale Fushë Kosovë – Prishtinë. Nga studentët doli ky përfundim pasi që lartësia e automjeteve është mbi 4.50 m, ndërsa ura shihet qartë që është e dëmtuar. Kjo rrugë i plotëson kushtet që të konsiderohet një vend i rrezikshëm për shkak të ngarkesës së rrugës, formës gjeometrike të saj dhe kahjeve të lëvizjes së automjeteve”, është bërë me dije në njoftimin e kolegjit UBT.

Me tej në njoftim thuhet se, një vend i tillë është edhe kryqëzimi i rrugës “Agim Ramadani” dhe “Fehmi Lladrovci” afër Fakultetit Teknik, është konsideruar vend i rrezikshëm.

“Në ketë kryqëzim të rrugës, fazat në semaforë krijojnë pikë konflikti, që në realitet, e shndërron këtë kryqëzim të rrugës në një vend të rrezikshëm”, është theksuar në njoftimin e UBT-së.

Vizita studimore në rrugët e Prishtinës është realizuar në mënyrë që studentët të shohin problemet në praktikë dhe të mësohen të identifikojnë pikat e konfliktit, të cilat paraqesin rrezikshmëri të lartë për drejtuesit e automjeteve, por edhe të merren masat parandaluese për eliminimin e këtyre vendeve të rrezikshme përmes metodës “Dritarja e rrëshqitshme”, duke marrë një segment rrugor në gjatësi prej 300 m, ku kanë ndodhur dy e ma shumë aksidente.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur…