Këto janë ushqimet për të luftuar pagjakësinë

05 janar 21:36

Pagjakësia lidhet me mungesën e rruazave të kuqe të gjakut ose hemoglobinës, një proteinë e kuqe e cila është përgjegjëse për transportin e molekulave të oksigjenit në trup.

Të prekurit nga pagjakësia përballen me simptoma si frymëmarrjet e shkurtra, lodhje ekstreme, lëkurë e zbehtë, dhimbje gjoksi, marrje mendsh, dhimbje koke dhe infeksione të shpeshta.

Më poshtë u sjellim tri ushqime që ju ndihmojnë në luftën kundër anemisë:

Buka integrale

Mund të merrni 6% të sasisë së nevojshme ditore të hekurit vetëm nga një fetë bukë. Përfshini në dietën tuaj edhe makaronat integrale dhe oriz kafe.

Vezët

Ngrënia e një veze në ditë është një mënyrë e shkëlqyer për të rritur sasinë e hekurit që merrni nga ushqimet.

Shega

Disa prej frutave më të pasura me hekur në planet janë shegët. Këto fruta gjithashtu përmbajnë shumë vitaminë C. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eliot Engel ka falënderuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për…