Këto lagje nesër mbesin 8 orë pa ujë

29 qershor 2018 | 19:26

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, përmes një komunikate ka njoftuar konsumatorët e disa lagjeve që nesër do të mbesin pa ujë.

Konsumatorët e lagjes “Arbëria”, ndërtesat e Tregtisë në pjesën e poshtme të Komunës së Prishtinës afër hekurudhës si dhe Kazerma “Adem Jashari”, thuhet se gjatë ditës së nesërme, 30 qershor 2018 e shtunë, duke filluar nga ora 09:00 – 17:00 , do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë, janë vazhdimësitë e punimeve teknike në sistemin e rrjetit të ujësjellësit, ndërtimi i pusetave. Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit”, përfundon njoftimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të Asamblesë së gjashtë të Fondit Global të…