Këto rrugë të Prishtinës sot, nesër dhe pasnesër janë njëkahëshe

28 tetor 2022 | 08:30

Sot ka filluar testimi i tretë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Testimi do të vazhdojë deri të dielën.

Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete, meqenëse qëllimi kryesor i gjithë procesit është zgjidhja afatgjatë e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të task forcës rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht se sa shumë planifikoni dhe përgatiteni për lindjen deri…