Këtu tek kryetrimi Gjergj Kastrioti ka rrënjët frymëzimi për lirinë e Kosovës!

08 gusht 2022 | 20:08

Shkruan: Sali Bislimi

UÇK-ja është AND-ja e vlerave kastriotike. Është epoka më krenare që ngriti në këmbë shpirtin atdhetar për t’iu përgjigjur agresorit serb barbarë dhe për të ndërtuar themelet e shtetit të Kosovës, e ndihmuar nga vendet më të avancuara në botë, me liri dhe demokraci si anëtare të NATO-s.
Sot jemi para një sfide historike. Kombi dhe shteti Kosovës duhet t’i del përpara me të gjitha forcat politike e intelektuale qasjes së gabuar të një drejtësie selektive siç janë Dhomat e Specializuara në Hagë, dhunshëm të themeluara dhe padrejtësisht të aplikuara kundër shtetit dhe lirisë së Kosovës.
Qasja ndaj presidentit Thaçi dhe izolimit të tij është plotësisht antidemokratike dhe antiligjore. Me vullnet të madh duan t’i konsiderojnë si kriminelë lufte duke u bazuar në shpifje dhe prova të fabrikuara.
Gjatë vizitës që i bëra presidentin Thaçi në Hagë e pyeta se a ka pasur ndonjë kapelan burgu ose pastor për t’u rrëfyer dhe për ta kuptuar më mirë gjendjen shpirtërore të tij. Ai më thotë: Jo.
Si është e mundur që në burgjet evropiane me standarde demokratike mos t’i propozohet dhe të këshillohet nga ekipi i mbrojtjes një gjë e tillë. Kapelanët e burgjeve janë proces i rëndësishëm i drejtësisë.
Apo presidenti kam dyshim që paragjykohet si mysliman dhe jo si shqiptar i vlerave perëndimore kastriotike që ka në shpirt.
Nuk duhet humbur kohë, aty gjykohet Kosova. Aty humben përpjekjet tona për liri. Aty ka tendenca për ta falsifikuar historinë. Aty harrohen krimet serbe. Aty harrohet që ishim në mbrojtje legjitime.
Kosovën e obligon Kushtetuta për të vepruar. Dhomat e Specializuara duhet të kthehen në Prishtinë.
E kishim besimin, por duke parë trajtimin nuk i besoj më.
Pushteti aktual duhet të jetë konform Kushtetutës. Mos të na kujton thënien kur “magjupi bën pushtet vret babën e vet”.
Vjeshta duhet të na gjen të përgatitur për t’u përballur me sfida të reja.
Patriotë kudo që jeni kemi nevojë që konopin ta ngrehim të gjithë në një drejtim.
Kosova dhe as UÇK-ja kastriotike nuk guxojnë të dorëzohen e as të kriminalizohen. Ju flas nga gjenerali dhe nga atleti i Krishtit!!!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklarimeve të…