Kevin Hart: Jam i bekuar që jam gjallë

05 nëntor 2019 | 11:02

Komediani Kevin Hart është parë i shëndetshëm në këtë fundjavë vetëm disa javë pasi pësoi një aksident të tmerrshëm me makinë. “Unë jam duke u shëruar. Ndihem mirë. Jam i bekuar që jam gjallë”, ka thënë Hart.

Aktori i njohur kishte me vete qese me gjësende pasi doli nga një qendër tregtare në Calabasas dhe u duk se po ecte mirë. Por, ai tha se duhet pak durim për ta parë atë sërish në komedi.

“Duhet pak kohë. Tani jam duke pushuar, duke shijuar kohën me familjen dhe duke u shëruar. Kjo është ajo që ka rëndësi tani”, ka deklaruar Hart.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo nuk heziton ta shfaqë shkëlqimin e saj si në…