“Kevini” nuk është më “i vetëm në shtëpi”

27 janar 2022 | 14:55

Macaulay Culkin dhe Brenda Song po nisen drejt altarit.

Cuklin dhe Song janë prindërit e një djali nëntëmuajsh, ndërkaq një burim i “People” ka deklaruar se ata janë fejuar.

Song, 33 vjeçare, u fotografua duke mbajtur një unazë dimanti në gishtin e dorës së majtë, ndërsa doli për një shëtitje në Beverly Hills, Kaliforni.

Culkin, 41 vjeç, dhe Song u takuan në xhirimet e Changeland në Tajlandë dhe u lidhën së pari në mënyrë romantike në korrik të vitit 2017 duke ngrënë darkë në Craig’s, një restorant italian në Los Angeles.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar për hapjen e…