KF Laçi shkarkon trajnerin

26 nëntor 2020 | 17:54

KF Laçi, ka ndarë rrugët me trajnerin e tyre Armando Cunga pas rezultateve negative që ka pasur klubi nën drejtimin e tij.

Tre pikë në katër ndeshjet e fundit nuk është standard për një ekip që dëshiron të konkurrojë për titullin kampion, kanë cilësuar drejtuesit e klubit.

Mësohet se trajneri dhe klubi janë pajtuar për ndërprerjen e bashkëpunimit. Ishte vet trajneri Cungu, i cili konfirmoi largimin e tij për “Abcnews.al”. Armando Cungu largohet nga Laçi pas një viti rekord ku regjistroi 21 fitore, 7 barazime dhe 10 humbje në 38 ndeshje gjithsej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti mbajti një konferencë…