KFOR-i dhe MPB-ja e vlerësojnë stabile situatën e sigurisë

03 gusht 2018 | 10:41

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim të premtën  komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Salvatore Cuocin.

“Në takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se gjendja është e qetë dhe stabile. Me këtë rast, u tha se bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është i mirë dhe se ky bashkëpunim duhet të thellohet edhe më tej. Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që vazhdimi i bashkëpunimit në mes tyre të vazhdojë edhe më tutje”, është thënë në njoftimin e MPB-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në disa media u raportua gjatë ditës së djeshme se…