KFOR-i mbështet fushatën e OKB-së kundër dhunës në bazë gjinore

25 nëntor 2020 | 12:17

KFOR-i është duke shënuar Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave nëpërmjet transmetuesit të vetë “Radio K4”, i cili do të mbështesë fushatën e sistemit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në bazë gjinore.”

“Fushata vjetore ndërkombëtare fillon çdo vit më 25 nëntor dhe zgjat deri më 10 dhjetor, Ditën e të Drejtave të Njeriut. Përdoret si një strategji organizimi nga individë dhe organizata në të gjithë botën për të bërë thirrje për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave”, është thënë në njoftim.

Më shumë se 40 aktivitete do të zhvillohen në Kosovë, duke përfshirë organizata vendore dhe ndërkombëtare si dhe duke përfshirë debate, punëtori, vizita në strehimoret e grave dhe ndriçimin në ngjyrë të portokalltë të disa ndërtesave dhe vendeve të rëndësishme. Tema globale e këtij viti është: “Ngjyros botën me portokalli: financo, reago, parandalo,grumbullo!”.

Në vitet e fundit, “Radio K4” ka mbështetur fushatat vjetore duke transmetuar audio produkte të cilat janë realizuar së bashku me UN Women, EULEX dhe Ministrinë e Drejtësisë të Kosovës. Këtë vit, transmetuesi i KFOR-it do të mbulojë shumë ngjarje, duke përfshirë tri punëtori për nxënësit e shkollave të mesme mbi të drejtat e njeriut dhe dhunën në bazë gjinore, aktivitetet e komisioneve lokale për siguri publike së bashku me Policinë e Kosovës, akademinë e dialogut të OSBE-së për femrat e reja.

Në kuadër të kësaj “Radio K4” do të transmetojë audio-xhingla kundër dhunës në familje, një çështje shumë e ndjeshme, meqë të gjitha llojet e dhunës kundër grave dhe vajzave në mbarë botën janë intensifikuar që nga shpërthimi i Covid-19 dhe masave pasuese të mbylljes të vendosura për të frenuar pandeminë, sipas të dhënave dhe raportimeve që dalin nga ata në vijat e frontit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në…