KFOR-i mbetet i përkushtuar për ambient të sigurt

01 mars 13:01

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralin Salvatore Cuoci.

Kryeprokurori Lumezi fillimisht e ka falënderuar gjeneralin Cuoci, për angazhimin dhe sigurinë e dhënë nga KFOR-i, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, Lumezi e ka njoftuar gjeneralin Cuoci, me funksionimin dhe punën e sistemit prokurorial e në veçanti të Prokurorit të Shtetit, ku ka theksuar se institucioni të cilin e udhëheq ai është i përkushtuar në luftimin e dukurive të këqija si, luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit, krimeve ekonomike dhe krimet e luftës.

I pari i Prokurorisë së Shtetit, ka theksuar se prokurorët e Shtetit janë të vendosur dhe të gatshëm që të kontribuojnë në forcimin e sundimit të ligjit, si dhe të përballen me sfidat që i ka para i gjithë sistemi prokurorial.

Ndërkaq, komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, u shpreh se do të mbetet i përkushtuar që të ketë ambient të qetë, lëvizje të lirë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se gjatë…