KFOR: ROSU mund të shkojë në veri edhe pa lejen tonë

23 dhjetor 2018 | 23:08

Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Graso, ka deklaruar se forcat speciale të Kosovës mund të veprojnë në veri edhe pa kërkuar lejen e misionit paqeruajtës së NATO-s.

Ai në një intervistë për gazetën serbe Politika për numrin e nesërm, ka thënë se Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë mandat të veprojnë në çdo pjesë të Kosovës pa marrë miratimin nga ana e KFOR-it.

Ndërsa, sa i përket lëvizjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Graso tha se kjo duhet të lejohet nga ana e komandantit të KFOR-it./21Media

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte në emisionin ‘Kojshia Show’ mysafir ishin, Gjenerali i Ushtrisë…