KFOR’i s’e njeh si Ministre, gjen një formulim të çuditshëm për postin e Rizvanollit

08 gusht 2023 | 22:01

Ministrja e Ekononomisë, Artane Rizvanolli ka takuar sot Komandantin e KFOR’it, Ristucci.

 Në njoftimin për takimin KFOR ka bërë një gjetje të jashtëzakonshme duke iu referuar asaj si “Rizvanolli e Institucioneve të Ekonomisë së Kosovës”. Krejt kjo për shkak të Rezolutës 1244.

Ai nuk i është referuar ashtu siç njihet Rizvanolli zyrtarisht, ministre e Ekonomisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Në këtë takim është biseduar kryesisht për gjendjen e përgjithshme të minoriteteve në Kosovë.

”Komandanti i #KFOR-it, MG Ristuccia, u takua me znj. Artane Rizvanolli nga Institucionet në Ekonominë e Kosovës, përfaqësues të ambasadave italiane dhe gjermane dhe të organizatave të mirëqenies sociale. Ata patën një diskutim produktiv për gjendjen e përgjithshme të minoriteteve në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR’it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të martën…