KH Istogu arrin sukses historik në Evropë, Besa eliminohet në raundin e parë

01 janar 2019 | 23:12

KH Istogu në konkurrencën e femrave ka arritur sukses historik, pasi është kualifikuar në mesin e 16 skuadrave më të mira të EHF Challange Cup.

Vashat e Istogut e mposhtën skuadrën italiane Cassano Magnago (23-21), kurse ndeshjen e parë e kishin fituar 26-24. Më efikasja për Istogun ishte Elma Kameri me 10 gola. Besa Famgas e kishte fituar bindshëm ndeshjen e parë, por nuk ia ka dalë të kualifikohet në raundin e dytë të Kupës së EHF-së.

Kampionia e Kosovës pësoi humbje të thellë, 35-23 nga Beykozi turk dhe kështu u ndal në raundin e parë. Para eliminimit nga Dukla, Besa dy edicione rresht kishte kaluar nga një rreth të garave në kupën e EHF-së.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka bërë historinë, pasi është…