Khabib: Për rivalët e mi vendos unë

14 shkurt 2020 | 18:36

Khabib Nurmagomedov, kampion i botës në peshën e lehtë, ka konfirmuar edhe një herë se nuk është në planet e tij një duel me Conor McGregor.

Rusi do ta mbrojë në prill titullin kampion ndaj Tony Ferguson. Ndërkohë që pritet se fituesi i kësaj sfide do të duelojë me irlandezin, ide që është mbështetur edhe nga Dana White, presidenti i UFC-së.

“McGregor pas Ferguson? Do të jem unë ai që do të vendos për rivalin e radhës dhe jo UFC-ja. Nëse dëshiron të dublojë sërish me mua duhet të zbresë në peshë dhe të fitojë 10 përballje radhazi dhe jo një. Për mua le të vazhdojë të duelojë me rivalë të dorës së dytë”, u shpreh Khabib Nurmagomedov, që po përgatitet për duelin e radhës në kafaz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Siç jeni të informuar, Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale…