KHF Samadrexha në gjysmëfinale të Kupës

22 mars 2024 | 11:49

KHF Samadrexha ka bërë vend në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll (femrat). Të enjten në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë, skuadra vendase mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 41:28. Pjesa e parë përfundoi 20:14 për Samadrexhën.

Ameni Jemmali i shënoi shtatë gola për Samadrexhën. Gjashtë i kishte Adelina Berisha, ndërsa 5 i realizoi Fetane Uzunlar.

Kastriotit nuk i mjaftuan 12 golat e Puhiza Gashit. 4 herë realizoi Alisa Sylejmani. Në gjysmëfinale paraqiten Istogu, Ferizaj, Vushtrria e Samadrexha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave,…