‘Kicker’ zbulon çmimin dhe të ardhmen e Rashicës

23 mars 2020 | 15:46

Milot Rashica ka klauzolë largimi në kontratën e tij me Werder Bremen në vlerë 38 milionë euro, por ylli kosovar me gjasë do të largohet nga klubi gjerman për një shumë më të vogël parash, sipas gazetës “Kicker”.

E përditshmja kryesore e sportit në Gjermani thotë se përderisa nuk dihet ende se kur apo nëse do të rinisë sezoni aktual në Bundesligë, ky pritet të jetë sezoni i fundit i sulmuesit nga Vushtrria në fanellën e Werderit.

Nëse Werderi ia del ta shmangë rënien nga liga, atëherë Rashica do të jetë i qasshëm për 38 milionë euro falë klauzolës së lirimit që e ka në kontratë. Por derisa Werderi duhet të përfitojë nga anësori i Kombëtares së Kosovës, atëherë me shumë gjasë do ta lejojë të largohet për një shumë më të ulët, sipas “Kicker”.

Rashica e pati një fillim sezon fantastik duke i shënuar shtatë gola dhe tri asiste në Bundesligë, por pësoi rënie në formë në pjesën e dytë të sezonit duke dështuar të shënojë në nëntë ndeshje radhazi. Kjo i ka shqetësuar skuadrat e interesuara për të rreth vazhdimësisë së tij, sipas “Kicker”.

Thuhet se Liverpooli dhe Aston Villa kanë shumë të interesuara për 23-vjeçarin, ndërkohë në Bundesligë ai është vëzhguar nga Borussia Dortmund.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Kryesia…