Kidnapimi i tre policëve nga Serbia, Abazi kërkon reflektim nga qeveria për partneritetin me ShBA-në dhe BE-në

14 qershor 2023 | 17:14

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka thënë se kidnapimi i Policëve të Kosovës është akt i shtetit fashist serb dhe provokim për botën demokratike perëndimore.

Abazi ka thënë se vetëm Rusia dhe ultraradikalët mund të fërkojnë duart.

Më tutje, ai ka thënë se dënimi i këtij veprimet duhet të jetë i ashpër nga të gjithë, dhe se Qeveria e Kosovës duhet të ketë reflektim të thellë për partneritetin me ShBA-në dhe BE-në.

“Kidnapimi i Policëve të Kosovës është akt i shtetit fashist serb dhe provokim për botën demokratike perëndimore. Në këtë situatë vetëm Rusia dhe ultraradikalët mund të fërkojnë duart. Dënimi i këtij veprimi duhet të jetë i ashpër nga të gjithë dhe lirimi i policëve duhet të bëhet menjëherë. Ndërsa duhet reflektim i thellë i qeverisë së Kosovës sa i përket partneritetit me ShBA –në dhe shtetet evropiane, sidomos Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Britaninë e Madhe”

“Një takim bashkërendues me Shqipërinë është i domosdoshëm dhe thirrja e gjithë spektrit politik për diskutim në formatin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare është urgjencë. Kjo është arsyeja pse ShBA-të kishin të drejtë në moratoriumin 10 mujorë”, ka shkruar Abazi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 15.06.2023 Punime të…