Kievi publikon një video me të cilën tallet me Kremlinin

11 shtator 2022 | 09:39

Ushtria ukrainase ka postuar në rrjetet sociale një video me të cilën pretendon se shfaq tankun rus, duke ikur nga kundërofensiva ukrainase – pasi ushtarët fillojnë të kërcejnë nga mjeti i blinduar e krejt në fund përplaset në një pemë gjigante.

Duket se kundërofensiva e ukrainasve ka alarmuar në masë të madhe rusët, të cilët edhe kanë urdhëruar largimin e banorëve pro-rusë nga zonat që Kremlini i kontrollonte në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

E ata ushtarë rusë që po vazhdojnë të luftojnë kundër ukrainasve, janë duke e pësuar rëndë. Çdo ditë e më shumë publikohen video të ndryshme ku shihen se si mjetet e tyre hidhen në erë nga artileria ukrainase.

“Natyrisht se duhet të ikni (shpejt) kur ushtria ukrainase sulmon. Por të ikësh dhe të humbësh rrugën dhe në fund të ndalesh nga një pemë ukrainase?! Çfarë spektakli! Edhe Charlie Chaplin do t’u duartrokiste”, thuhet në përshkrimin e videos së publikuar nga ukrainasit.

Nuk dihet nëse pak çaste para përplasjes në pemë, tanku rus kishte brenda ushtarë (shofer) apo thjesht e kishin braktisur dhe kishte humbur kontrollin. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Porsche ka shkëputur lidhjet me Red Bull Racing dhe ka…