Kim dhe Kanye drejt divorcit?

08 qershor 2020 | 12:04

Çifti i njohur Kim Kardashian dhe Kanye West së fundmi janë bërë temë diskutimi në mediet rozë. Kjo pasi nga persona pranë tyre kanë folur për një krizë që po çon drejt divorcit.

Një martesë prej 6 vitesh, fryt i së cilës janë katër fëmijë, duket se ka nisur të ketë probleme serioze.

Mediet e huaja raportojnë se sherri mes tyre ka nisur gjatë periudhës së karantinës, pasi Kim i ankohej vazhdimisht se nuk po e ndihmonte aspak me fëmijët.

Kim ishte shprehur e revoltuar dhe se ndihej tejet e lodhur dhe e mbingarkuar, pasi gjatë asaj periudhe ajo nuk kishte mundësi që të punësonte një dado për fëmijët për shkak të distancimit social.

“Ajo po përpiqet të jetë një nënë shembullore dhe në të njëjtën kohë të përqendrohet në studimet e saj për drejtësi dhe të përmbushë detyrimet e saj profesionale, e kjo është e vështirë pa ndihmën e Kanye”, ka thënë një burim  pranë çiftit.

Deri me tani çifti nuk ka bërë ndonjë reagim për t’i hedhur poshtë zërat për ndarjen e tyre.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,…