Kim Jong Un i dërgoi letër presidentit të Afrikës së Jugut

28 prill 2020 | 09:01

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut kanë publikuar një letër në të cilën pretendojnë se Kim Jong Un ia dërgoi presidentit të Afrikës së Jugut sot, mes thashethemeve se lideri suprem ka vdekur.

Letra, e ditës së hënë, uron presidentin Cyril Ramaphosa për Ditën e Lirisë në Afrikën e Jugut, e cila shënon fundin e Aparteidit, raporton KCNA.

Diktatori, 36 vjeç, i shkroi presidentit Ramaphosa për t’i thënë që lidhja e dy kombeve të tyre po rritet ‘në mënyrë të konsiderueshme’.

Thashethemet kanë zënë fill për shëndetin e Kimit pasi ai nuk arriti të marrë pjesë në një ngjarje të partisë në pushtet më 15 prill. Jong Un nuk është paraqitur në publik që nga kjo datë.

Raportimet që ai iu është nënshtruar një procedure kardiovaskulare kanë nxitur spekulime që ai mund të jetë sëmurë rëndë, apo edhe të ketë vdekur.

Mediat e Koresë së Veriut nuk kanë ofruar asnjë përditësim të drejtpërdrejtë mbi shëndetin e pushtetarit despotik, për të cilën ekspertët thonë se është e pazakontë në vetvete.

Sipas “Uashington Post”, thashethemet për shëndetin e Kim kanë ngjallur panik në Pyongyang.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë…