Kim Jong-un pranon se Koreja e Veriut po përballet me mungesë ushqimi, 45 dollarë kushton 1 kg banane

17 qershor 2021 | 17:12

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka pranuar zyrtarisht se vendi i tij po përballet me mungesa të ushqimit.

Duke folur në një takim me drejtues të lartë, Kim Jong-un tha se situata e ushqimit tani po tensionohet.

Ai tha se sektori i bujqësisë kishte dështuar të përmbushte objektivat e tij të grurit për shkak të tajfuneve vitin e kaluar, të cilët shkaktuan shumë përmbytje.

Ka raporte që çmimet e ushqimeve kanë pësuar rritje dhe raportohet se një kilogram banane kushton 45 dollarë (32 £).

Koreja e Veriut ka mbyllur kufijtë e saj për të frenuar përhapjen e Covid-19. Si rezultat, tregtia me Kinën ka rënë.

Koreja e Veriut mbështetet në Kinë për ushqim, pleh dhe karburant. Koreja e Veriut gjithashtu po lufton nën sanksionet ndërkombëtare, të vendosura për shkak të programeve të saj bërthamore.

Kreu autoritar i shtetit njëpartiak foli për situatën e ushqimit në komitetin qendror të Partisë së Punëtorëve, gjë e cila sipas tij, filloi këtë javë në kryeqytetin Pyongyang.

Gjatë takimit, Kim Jong-un tha se prodhimi kombëtar industrial ishte rritur me një të katërtën në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në Prill, Kim Jong-un bëri një pranim të rrallë të vështirësive të pashmangshme, duke u bërë thirrje zyrtarëve të përgatiten për situata më të vështira në mënyrë që të lehtësojnë njerëzit nga vështirësitë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trupi gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë, kryesohet nga Barton…